>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Fjalët Që S'i Thash

Shumë herë deshta me folë, por nuk munda.
Nuk më lejuan.
Ma mohuan fjalën.
Fjalët që m'i mohuan, i shkrova.
Shumë herë deshta me shprehë dashnin me fjalë.
Nuk munda.
Shumë herë deshta me shprehë gëzimin që kisha, por nuk munda me folë.
Shumë herë deshta me sha, por u ndala.
Nuk shava.
Fjalët që nuk i thash, i shkrova.
I fola vetëvetës.
Kur askush nuk më dëgjoi, i shkrova ato që m'i ndaluan.
I shkrova fjlalët që nuk i thash asnjëherë.
Ashtu që t'i lexojnë ata që nuk më lejuan!