>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Po Ikin

Në luftë ishin këtu.
Nuk mundi t'i largonte shkjau.
Ua dogji shtëpitë, ua shembi kullat.
Por ata nuk ikën.
Edhe kur fëmijët në djepa jau vra shkjau, ata nuk ikën.
Po ikin, tani, në liri.
Me lot në sy, babai përcjell të vetmin djal, për në rrugë pa cak.
Po ikin, me lot në sy po ikin.
Nëna zemërdjegur, përcjell djalin për në tokën serbe.
Po ikin, po ikin nga ata që krekosen: "ne e sollëm lirinë".
Po ikin, po ikin sepse ua vratë ëndrrat.
Po ikin, sepse ua mohuat lirinë.
Rrugëtar në kohën e shkjaut, rrugëtar në kohën tuaj.
Si nuk keni aspak turp?
06.09.2017