>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Agimi I Lirisë

Asnjë pikturë nuk mund të shfaqë ty, më mirë se buzëqeshja jote.
Asnjë shtatore bronzi nuk tregon forcën tënde, më mirë se Beteja në Koshare.
Asnjë poezi nuk përshkruan atdhedashurinë tënde, më mirë se vdekja jote për liri.
Asnjë melodi nuk është më ëmbël se kallashnikovi yt.
Asnjë dokumentar nuk flet më mirë, se lufta jote në front.
Asnjë poezi nuk flet më bukur, se sakrifica jote.
Agimi i lirisë.
Roje e kufirit, që e urreje aq shumë.
Simbol burrërie.
Emblemë sakrifice.
Poet i atdheut.
Shpatë kundër armikut.
Katana e Zhegrës.
Disa vdesin së gjalli, disa jetojnë edhe të vdekur.
Ti jeton së vdekuri.
Emri yt, lindje dielli për ne.
Emri yt, freski liri, si agimet e freskëta të verës.
Agimi i Koshares.
E mbrojte Kosharen me jetë, tani ruaje me varrin tënd.
9.IV .2017