>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Ne Jemi Siria

Ne po vdesim njëherë, por ju po vdisni çdo ditë.
Ne po provojmë njëherë dhembje, por ju do jetoni gjithmonë me ndëgjegjie të plagosur.
Pse po i mbyllni sytë, pse po e mbyllni gojën?
Pse po heshtni në vuajtjet tona?
A keni harruar që një ditë do të takohemi?
Si do të përgjigjeni, kur t'iu pyet Zoti - "Pse i vrat"?
Çfarë mëkati kemi bër ne?
Kë e sulmuam ne?
A vetëm pse jemi muslimanë?
Heshtni sot, por do të qani nesër.
Ne do të kërkojmë hakun tonë.
Gjaku jonë do të bëhet furtunë shkatrrimi, do tua shembë themelet e hipokrizisë.
Ku mbeti Karta e të drejtave të fëmijëve?
Po heshtni...e kuptuam!
Kjo nuk vlen për ne, por vetëm për Perëndimin.
Jemi ne fëmijët sirianë, ne që po vdesim sot, për ta ringjallur një botë të vdekurish.
Neve po na vdes vetëm trupi, juve ju kanë vdekur zemrat.
Ne nuk kërkojmë mëshirë nga ju.
Ne jemi Siria, ne jemi Shami, ne jemi umeti, ne jemi gjaku, ne jemi themeli.
Ne do të jetojmë përgjithmonë.
Ju keni vdekur qëmoti.

#SaveSyriaNow
7.IV.2017