>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Sikur Të Kthehej Koha

Sa më ka marrë malli, për një përqafim.
Për aromën dhe prekjen tënde.
Ah... pse ike?
Sa dua edhe njëherë të të kem afër.
Këtu pranë meje...
Të të mbaj tërë jetën pran.
Gabova kur të lash të ikje..e di.
Ah sikur ta ktheja kohën veç edhe njëherë.
Ta mbaja dorën fort dhe mos ta lëshoja kurrë.
Nuk kalon koha larg teje...
Orët janë muaj e ditët vite.
Çdokush më ngjanë në ty, por askush nuk është si ti.
Dua të të shikoj vjedhurazi.
Vetëm edhe njëherë të paktën.
Dua vetëm edhe një shikim nga ti.
Edhe po të jetë i fundit në këtë botë.
Jam penduar që nuk të mbajta..
Por si të të mbaja se?
Sikur të mund të kthehej koha!
30.III.2017