>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Rigjeta

Në ty rigjeta ato ndienja fëmijërie të pastra dhe pa hile.
Rigjeta dashurin pa kushte dhe fëmijërore.
Atë dashuri që e falë fëmiu kur ende nuk mund të flas,
Por kur e pyet "sa më do", ai hapë krahët aq sa mundet.
Pra rigjeta dashurinë e pafund, atë të fëmiut.
Rigjeta lumturinë e fëmijërore, kur asgjë nuk kushtëzohej.
Çdo gjë falnim pa menduar se çfarë do të fitoj si shpërblim.
Gjithmonë kam menduar se ato ndienja të pastra,
I kishin takuar një epoke të harruar,
Por ja tani kur të gjeta ty,
Rigjeta edhe ato ndienja.
16. II .2016