Benjamin Krasniqi
Veprova Të Kundërtën
U largova nga ata që më afroheshin,
Duke u munduar të afrohem tek ata,
Që largoheshin nga unë
U solla keq me ata që më respektonin
Ndërsa i respektova ata, që silleshin keq me mua
I desha ata që më urrenin,
Ndërsa i urreva ata që më donin
Humba kohën duke pritur të ktheheshin ata që ikën
Ndërsa ika nga ata që më prisnin
Dhe humbën kohën e tyre, duke pritur kthimin tim,
Pasi isha larguar nga ta
U fala lotë atyre që më falnin gëzim
Ndërsa u mundova t’u falë gëzim
Atyre që më falnin lotë
U dhurova lule atyre që më dhuronin dhembje
Ndërsa u dhurova dhembje atyre që më dhuruan lule
Mbeta net të tëra pa gjumë, për ata që më lini pa gjumë
Ndërsa lash pa gjumë, ata që më falnin qetësi në gjumë
U fala qetësi atyre që më falnin zhurm
Ndërsa u fala zhurm aty që më falnin qetësi
U mundova të hy në zemrën e atyre,
Që kishin futur botën mese meje dhe tyre
Ndërsa unë futa botën mes meje dhe atyre,
Që kishin hudhur botën pas shpine për mua
Dhe mundoheshin të hynin në zemrën time
Ua mbylla derën atyre që hapën deren për mua
Ndërsa ua hapa derën atyre,
Që kishin mbyllur derën e tyre për mua
Vrapoja pas atyre që iknin nga unë
Ndërsa ika nga ata që vraponin pas meje
Vuaja për ata që më bënin të vuaja
Ndërsa vuanin për mua,
Ata që unë i bëja të vuaja dhe nuk e meritonin
U fala dritë atyre që më falën errësirë
Ndërsa u fala errësirë atyre që më falën dritë
Shemba lumturinë time,
Duke u munduar tua ndërtoj lumturinë,
Atyre që kishin shembur lumtrinë time
Ndërsa shemba lumturinë e atyre,
Që mundoheshin të ndërtonin lumturinë time
Hapa krahët e mi, për ata që më kthyen shpinën
Ndërsa ua ktheva shpinën atyre,
Që kishin hapur krahët për mua
U luta për ata që më urrenin
Ndërsa urreva ata që luteshin për mua
Ua mbusha sytë me lotë,
Atyre që më falnin gëzim,
Ndërsa u mundova t’u fali gëzim,
Atyre që më mbushnin sytë me lotë
Kërkoja paqe me ata që më shpallnin luftë
Ndërsa u shpalla luftë,
Atyre që kërkonin paqe me mua

25. XII .2013
Më shumë nga Benjamin Krasniqi
Komente 0