Besiana Avdyli
Atje Ku Zemra Qesh
Do te kthehem serisht!
Mbi krahe te hekurt avionesh
Shpresat varur kam
Mbi re copa veshtrimesh
Qe rrugen te mbaj mend
Ne zbazdesiren pa horizont
Malli gri i vrenjtur
Pikon dashuri
E pas endrres rend
Do te kthehem serisht
Me dhembe ne mu dashte
Do pertyp kilometrat
Permes gjithesise
Ne perplasje resh
Mallit do ja pres
Bileten pa kthim
Timen vec vajtje
Atje ku zemra qesh
Mbi krahe te hekurt avionesh
Shpresat varur kam
Mbi re copa veshtrimesh
Qe rrugen te mbaj mend
Ne zbazdesiren pa horizont
Malli gri i vrenjtur
Pikon dashuri
E pas endrres rend
Do te kthehem serisht
Me dhembe ne mu dashte
Do pertyp kilometrat
Permes gjithesise
Ne perplasje resh
Mallit do ja pres
Bileten pa kthim
Timen vec vajtje
Atje ku zemra qesh
Komente 0