>
LETERSISHQIP

Deri Kur?

Trute e tyre
ne kokat e dhjamosura
Qethur krejtesisht nga mendimet
Ne kraharor ndjenja te kalbura
Kerrmosen neveritshem
(Aty ku duhet te rrihte zemra!!!)
Ata koloviten ne kohe
Ne shilarese te bere me shpresat tona
zvarriten pas krimit
gajasen ne fytyre te fatit tone pa fat
Kurse ne!!!
Ne heshtim ne oshetima renkimesh
Thyerje endrrash me sy percjellim
Tek injoranca dhunon lirine
Qerruar, shurdhuar, mashtruar
ne klithma premtimesh
Zerat na meken...
A ka shpetim???
E mjera, e bukura Shqiperia ime
Kerrusur e lodhur
ne perleshje perbindeshash
Shqyer pambarimisht
Turperuar ne vjedhje
sakatuar ne krime
ku shqiptari shqiptarin ha mish.
Deri kur keshtu o njerez
Do e leme te vuaj atdhene
Kucedrat e lubite te strehohen
Aty ku SHIPET kane folene