>
LETERSISHQIP

Keshtjella

Ndertuam keshtjellen tone,
Me themele endrrave te vegjelise,
Dritaret me horizonte te largeta,
E portat e zemres
Te hapura kanat.
Menduam:
Se te mos rrezohej
Duhej vec dashuri dhe fat...
Nxituam te strehoheshim,
Nen catine e ndjenjave te kaltra,

Te kapercemin lumenjte e moshes
Permes rrekeve,
Jo permbi ure
Kuptuam:
Keshtjellat e forta
Ne vend te endrrave
Ngrihen me gure...