>
LETERSISHQIP
Besim Xhelili

Dëshmi

N’varrim mos m’sill lule po veç një orkestër
T’lozin e t’vajtojnë himne zije të dashurisë
E ti larg e gëzuar në ndonjë pallat a palestër
Dehu me lot përzier me pika t’verës a rakisë...

Teksa nën dhé t’jap llogari kur t’më dëgjosh
Plasi gotat për muri kur t’ulërij e t’hingëlloj
Rrahjet e forta t’zemrës sime do t’i mallkosh
Se dhe n’ferr i zhytur aq fort të dashuroj...

Thonë më e rëndë është nata e parë n’përjetësi
Po unë kryengritës me flamuj mbi buzët e tua
Qoftë i madh a i vogël trishtimi, s’ka rëndësi
Do dëshmoj para Zotit e engjëjve sa të dua...