Besim Xhelili
Zemra E Hekurt
Zakonet e jetës kërkojnë hera-herës t’pamundshmen
Oh, moj e bukur atje matanë shpresës e përbuzjes,
E zymtë, e vyshkur nata si një lule pa aromë e gjallëri,
Ti e di që i gjykuar jam të endem nëpër botë
Rrugëve të shkreta gjersa t’këputen yjet prej qiellit
Bashkë me to të ndalojnë dhe rrahjet n’zemrën time...
Prej se sytë e tu prishën vijën e qetë brenda meje
Kam ngelur nën mëshirën e ditëve pa asnjë ndjenjë njeriu
Dhuroj pikat e fundit të lotëve i heshtur përballë durimit
Gjakun s’ma duan as kafshët gjakpirëse e grabitqare...
Ky shtrat si një arkivol më merr n’humnera skëterrash
I jepem dhimbjes se vetëm atë kam shok të besës
Dhe ajo është e kënaqur që më ha ngapak përditë...
Një zemër e hekurt flet vetëm një herë
Dhe vdes përgjithmonë brenda vetmisë e robëruar,
Një të tillë e bart me vete ditë e natë në gjoks
Si një gur lashtësie, si dregëz vdekjeprurëse,
Nga një njeri që i pari do jepte jetën për ty
Më ktheve në të parin që ta do vdekjen,
Por jo, o e falura e Perëndive,
S’është aq katil ky shpirt i dobësuar
Nga malli për atë buzëqeshjen tënde;
Të dëshiroj veç më më mirat dhe lumturitë e botës
Merre me vete atë hijen tënde nga ëndrrat e mia
Mos t’kem asnjë fije kujtimi ku do kapej buzëqeshja ime
Le të shuhet jeta nga buzët e mia
Asgjë mos harro tek unë që më sjell lumenj lotësh...
Kam arsye të ndjehem sot i gëzuar
Ja, shumë njerëz përreth më flasin e shikojnë
Plot libra duart e tyre, plot dhimbje mbi qafën time
I kam dhënë me forcat e fundit një tis t’mekur krenarie
Kësaj fytyre të lodhur e të nxirë nga pasioni për ty
I vdekur mes të gjallëve, s’di ku ta gjej një pikë frymë...
Mbi këtë urë vështroj e dëgjoj këtë shushurimë të ujit
N’urën tjetër përballë sikur të shoh, ti je aty e gjallë
Më fton krahëhapur, e hareshme, po s’të dalloj dot
Si duket kam ngatërresa, pasqyrime e përfytyrime
Ti ke perënduar bashkë me ato rreze të dobëta dielli...