Blerim Bytyçi
Gjithçka Mundem Të Falë
Gjithçka mundëm të falë
Por jo edhe atë vendin pran pragut
Ku lyhësha me balten e kti trolli
Jo edhe atë hije ku dielli më shiqonte tinëz,
Jo edhe atë prrock uji që ma shuante etjen,
Jo edhe atë rrugën me guraleca
E më hiq atë themel kulle
Ku në te ruhen pushka dhe kmesa.
Nuk mundem të falë dot as atë shtegun,
Që gjyshi kishte hapur me parmend,
As atë lisin mes lendine
Që stërgjyshërit e kan lën.
S'mund të falë as këngën e bilbilit,
As brymën e tetorit, as lulet e prillit
Jo më hiq vapen e gushtit,
As kokorizmat e kënduesit.
S'mund te falë as vesën e mengjesit,
As kukamat e qyqes
As parmenden e gjyshit
As vekun e gjyshes.
Gjithçka mundëm të falë
Por jo kto që i permenda
Kto i takojn atëdheut
Andaj dhe jan të shenjta.
Por jo edhe atë vendin pran pragut
Ku lyhësha me balten e kti trolli
Jo edhe atë hije ku dielli më shiqonte tinëz,
Jo edhe atë prrock uji që ma shuante etjen,
Jo edhe atë rrugën me guraleca
E më hiq atë themel kulle
Ku në te ruhen pushka dhe kmesa.
Nuk mundem të falë dot as atë shtegun,
Që gjyshi kishte hapur me parmend,
As atë lisin mes lendine
Që stërgjyshërit e kan lën.
S'mund të falë as këngën e bilbilit,
As brymën e tetorit, as lulet e prillit
Jo më hiq vapen e gushtit,
As kokorizmat e kënduesit.
S'mund te falë as vesën e mengjesit,
As kukamat e qyqes
As parmenden e gjyshit
As vekun e gjyshes.
Gjithçka mundëm të falë
Por jo kto që i permenda
Kto i takojn atëdheut
Andaj dhe jan të shenjta.
Komente 0