>
LETERSISHQIP
Blerina Gaxha

Listë Personale

m’pëlqen kafenë me e pi vetëm
sepse përtoj me folë, dhe ma shumë përtoj me folë për veten
m’pëlqen mos me pyet njeri për gjanat që s’i thonë
pëlqej përjashtimet, dhe personat që s’premtojnë asgja
meqë nuk e di nesër a pasnesër ku ka me qenë secili.
këta s’më duhet me e ditë
m’pëlqen mos me pas kufizime
dhe m’pëlqen jo rrallë mos me folë me asnjëri
m’pëlqen kafenë e mëngjesit me e pi vetëm
sepse përtoj me folë
pëlqej mos me pyet njeri për gjanat që s’i thonë
a ashtë kjo ajo që ka kuptim, apo ka edhe diçka tjetër
çka ke lanë tjetër për mua?
pëlqej mos me pas kufizime
m’pëlqejnë njerëzit pa pyetje
pemët, bari, gjethet, ajri, mali, qielli, yjet
m’pëlqen me fjetë, m’pëlqen me ecë
m’pëlqen me u kotë… kot
më pëlqen me nejt n’dritare
me e soditë poezinë e botës
me e pa motin si ndryshon
me nejt n’dritare e me mendue
n’pagjumsinë e natës me i numrue yjet, ndërtesat e pemët
pa i numrue cigaret
më pëlqen gjithcka me qenë asnjajëse
më pëlqejnë veprimet moralisht asnjajëse
nuk më pëlqejnë armiqtë, burrat me mjekërr, rrencat, të paftyrët
as personat që duken të sigurtë
më pëlqejnë ata që janë ashtu siç më pëlqejnë
ata që s’premtojnë asgjë
më pëlqejnë personat që duken si të vërtetë
ata që nuk premtojnë asgjë
m’pëlqen me nejt vetëm
me e soditë poezinë e jetës