>
LETERSISHQIP

Drama E Kohës

Rrezja ngadalë po lëshon dritën e saj duke zbardhu edhe fundin e tunelit pa dalje
e fundosur nën rreshtat e Udhëtimit të Guliverit buzë brigjeve të liliputëve zgjohem me gjuhën e tyre
e gurët kanë fillu me u ça, tejpërtej pak fije gjelbërimi po lulëzon
në andërr, u mbylla si guackë
Prapë errësirë mes mureve të bardha aty-këtu shoh gjurmët e fëmijëve pas lojës së tyre
zgjohem me dramën e kohës përtej dritarëve Tartufi loz me zgjuarsinë e hipokrizisë
rrezet e diellit u tretën
në fund të jetës
ka me pasë dritë.
Prill 2020