Bujana Malaj
Luftë
Matanë, në skajin tjetër të botës lufta vazhdon.
Fëmijë të zhveshur, fëmijë të uritur, fëmijë të gjakosur, fëmijë jetimë fëmijë që sytë i ngrejnë nga qielli duke u lutur që lufta të ndalojë.
Fëmijë që luten edhe pse jetimë me prindër të vrarë përsëri e duan jetën e duan lirinë.
Fëmijë që ëndërrojnë midis pellgut të gjakut fëmijë që duan të këndojnë të luajnë të mësojnë të fluturojnë si zogjtë shtegtarë në qiellin e tyre.
Fëmijë që ndjehen të braktisur në vendin e tyre, fëmijë që e duan flamurin dhe identitetin e kombit.
Ahhhh liri e munguar liri e gjakosur me dhëmbët e çakenjëve që su ngopen kurrë me gjakun e pastër të fëmijëve.
Fëmijë që vriten në barkun e nënës pa njohur egërsinë e jetës.
Fëmijë që s’rriten kurrë në tymin e flakën e plumbit, të tankeve e raketave, fëmijë të fshihur mbas gërmadhave që lufta ua privoj jetën të sakatosur pa këmbë pa duar pa sy e të mjeruar në gjakun e prindëve me këmbët e zbathur e të coptuar mbyten në gjakun që dredhet e derdhet pa mëshirë.
E deri kur bota do të jetë e tillë e fëmijtë te vdesin akoma nëna pa lindë.
E deri kur fëmija mëshirë të kërkojë me bajonetë në fyt e ti lutet armikut të “lutem më fal dhe një ditë”. Një ditë e jetuar në tmerrin e luftës o zot më fal dhe një ditë jetë e nesër ndoshta lufta do të mbyllet e ndoshta për mua shkruhet një jetë e qetë.
Një fëmijë që kërkon të bëjë të pakt pushim lufte në weekend të jetojë një ditë më tepër e përsëri në fillimin e javës luftë do të ketë. A mund të njohë lufta orë ditë javë muaj vit apo jetë?
Shkatërrim vdekje gjak e luftë pa mbarim e fëmija i lutet zotit edhe një ditë më tepër jetë në vendin tim.
Me lutjet e një fëmije, mos më vrit sot të lutem të jetoj dhe një ditë e jeta e tyre shuhet pa parë prindër e terri i mbulon në dritë.
“ TË LUTEM MOS MË VRIT
MË FAL JETË DHE NJË DITË”

Nëntor 2024