Bujana Malaj
Më Prit
Më prit pak fustanin të vesh
më prit edhe pak flokun ta kreh
më prit pak sa buzë kuqin ta vë
më prit sa heshtja të më bëjë zë
më prit shaminë të lidhi nën gushë
më prit të dal e bukur si askush
më prit gjerdanin qafës ti qëndis
më prit dhe pak krushqit të nis
më prit orën të vëj në dorë
më prit të dal e bukur si borë
më prit të ledhatohem kur ti t’më shikosh
më prit aty të më nusërosh
më prit si ëndërr të më lumturosh
më prit aty ku s’më prite kurrë
më prit aty te kroni në gurrë
më prit se përsëri aty do të vij
më prit sa të bëhem e bukur për ty
më prit e mos thuaj shpejt shpejt shpejt
më prit se për ty e dua këtë jetë
më prit më prit do vij si fortunë
më prit të tregoj sa të dua unë
më prit dhe në vonohem më prit përsëri
më prit nëse më don e s’ke tjetër njeri
më prit se erdha s’do largohem kurrë
më prit si lul kuqe të bukur plot nurë.
më prit edhe pak flokun ta kreh
më prit pak sa buzë kuqin ta vë
më prit sa heshtja të më bëjë zë
më prit shaminë të lidhi nën gushë
më prit të dal e bukur si askush
më prit gjerdanin qafës ti qëndis
më prit dhe pak krushqit të nis
më prit orën të vëj në dorë
më prit të dal e bukur si borë
më prit të ledhatohem kur ti t’më shikosh
më prit aty të më nusërosh
më prit si ëndërr të më lumturosh
më prit aty ku s’më prite kurrë
më prit aty te kroni në gurrë
më prit se përsëri aty do të vij
më prit sa të bëhem e bukur për ty
më prit e mos thuaj shpejt shpejt shpejt
më prit se për ty e dua këtë jetë
më prit më prit do vij si fortunë
më prit të tregoj sa të dua unë
më prit dhe në vonohem më prit përsëri
më prit nëse më don e s’ke tjetër njeri
më prit se erdha s’do largohem kurrë
më prit si lul kuqe të bukur plot nurë.