>
LETERSISHQIP
Bujana Malaj

Udha E Shkronjave

Manastir 1908-të
shkronjat rrugën e kan gjetë
nuk janë pak 36-të
Arbëri prej n’kohë të lashtë.
N’Manastir ulen pushuan
dy- tri fjalë s’bashku i ndrruan
kishin frikë udhë me vazhue
besa-besës mos me dorzue.
Fjalë mbas fjale u mbodh Kongresi
merrni letër e penë me veti
n’Manastir shkronjat u ndalen
ABC e shkruan fjalën.
Delgatë pret Manastiri
ABCja t’madhe thirri
pa dëgjoni vllazën shqiptar
gjuha jonë ADN-ë kombëtar.
Delegatët tan një zani
alfabetin n’gji ta mbani
lutem shumë mos tjetërsoni
ABC-në me gjak të mbroni.
Alfabeti ynë kombëtar
bashkon truallin ton shqiptar
nga do shkoni e kudo rrini
pëmbi i pikën ta vini.
Është një gjuhë e është një komb
kudo n’botë shqipet bashkon
alfabeti ABC
nuk njeh ndarje as kufij.
Rrofsh për jetë gjuha amtare
ABC-ja abetare
vërtet ndjehem shumë krenare
i them botës jam shqiptare.
Udha e shkronjave.