Bujar Meholli
Femër, Grua
E magjishme erdhe në këtë jetë,
Dhe e tillë mbete çdoherë,
Bëre botën dashuri të ketë,
Andaj të ka borxh përherë!
Edhe kur jeta të sprovon, të kredhë në mundime,
Kokëlartë vazhdon dhe kurrë nuk ndalesh,
Madhështia yte arrin t'i kthejë në gëzime,
Vështirësitë shkrihen në buzëqeshje dhe ti mbahesh...
Bëhesh një motër e arrirë,
Bëhesh nënë me plot dëshirë,
Bëhesh një mike zemërmirë,
Bëhesh gjyshe shpirt-dëlirë...
Parajsa vetvetiu të kërkon,
Dhe në gjirin e vetë të fton,
Aty përjetësisht do të jesh,
E Zotit perëndeshë...
Dhe e tillë mbete çdoherë,
Bëre botën dashuri të ketë,
Andaj të ka borxh përherë!
Edhe kur jeta të sprovon, të kredhë në mundime,
Kokëlartë vazhdon dhe kurrë nuk ndalesh,
Madhështia yte arrin t'i kthejë në gëzime,
Vështirësitë shkrihen në buzëqeshje dhe ti mbahesh...
Bëhesh një motër e arrirë,
Bëhesh nënë me plot dëshirë,
Bëhesh një mike zemërmirë,
Bëhesh gjyshe shpirt-dëlirë...
Parajsa vetvetiu të kërkon,
Dhe në gjirin e vetë të fton,
Aty përjetësisht do të jesh,
E Zotit perëndeshë...
Më shumë nga Bujar Meholli
- Shpresë
- Fytyrën Si Qumështi S'do E Kesh Më
- Llamba E Madhe A Do Të Ndrij Përsëri?
- Mbrëmje E Zakonshme
- Bukuri E Pamëshirshme
- Vdekja, Do Ta Ketë Botën Nën Sundim!
- Do Të Doja...
- Sognai
- Lamtumirë Nuk Më Le
- Qielli Nuk Është Larg
- Ëndërroj
- Babai Në Qiellin E Lartë Rri
- Një Natë Në Kopenhagë
- Balada E Robinson Diaz
- Jetë E Bukur
- Mëngjesi Nën Qiellin Gri
Komente 0