Bujar Meholli
Shpresë
O det i thellë dëshirash,
Në tëndin gji më gllabërove!
Kjo botë është krijuar prej të mirash,
E të tilla, ti aq pak më dhurove!
Si orteq të borës vështirësitë m'u lëshuan,
Dhe themel në time jetë ato vurën,
As me durim e lutje nuk kaluan,
Veçse shtrënguar fortë për fyti më zurën!
E kur vetmia më mundon natën,
Në shtrat shtrihem, filloj të ëndërroj,
Me duar drejt qiellit, qetas them uratën,
Dhe në të thellat valë të detit zhytem, e nis të notoj!...
Në tëndin gji më gllabërove!
Kjo botë është krijuar prej të mirash,
E të tilla, ti aq pak më dhurove!
Si orteq të borës vështirësitë m'u lëshuan,
Dhe themel në time jetë ato vurën,
As me durim e lutje nuk kaluan,
Veçse shtrënguar fortë për fyti më zurën!
E kur vetmia më mundon natën,
Në shtrat shtrihem, filloj të ëndërroj,
Me duar drejt qiellit, qetas them uratën,
Dhe në të thellat valë të detit zhytem, e nis të notoj!...
Prishtinë, prill 2017
Më shumë nga Bujar Meholli
- Fytyrën Si Qumështi S'do E Kesh Më
- Llamba E Madhe A Do Të Ndrij Përsëri?
- Mbrëmje E Zakonshme
- Bukuri E Pamëshirshme
- Vdekja, Do Ta Ketë Botën Nën Sundim!
- Do Të Doja...
- Sognai
- Femër, Grua
- Lamtumirë Nuk Më Le
- Qielli Nuk Është Larg
- Ëndërroj
- Babai Në Qiellin E Lartë Rri
- Një Natë Në Kopenhagë
- Balada E Robinson Diaz
- Jetë E Bukur
- Mëngjesi Nën Qiellin Gri
Komente 0