>
LETERSISHQIP

Kalendari Dhe Ushtari

I gozhduar në mur,
hesht një calendar,
për ditët që vijnë e ikin,
mbetet dëshmitar.

Të kam të vetmin shok,
me mua ditë e natë,
nganjëherë kur mërzitem,
gris fletët me inat.

Aty festat shënuar
që të gëzojë njerëzia,
mban jetën nën ritëm
për vitet që vijnë.

Vërtet, festat ti i ke,
po dhe ditë hidhërimi,
për mua shëno një date
Ditën e LIRIMIT.

DËRGOI: