>
LETERSISHQIP
Bujar Muça

Lista E Burgut

Burgjet greke
anë e mbanë,
mbushur listat
me emrat tanë.

Në burg,
më shumë hyjnë se dalin
asnjë pushtetar s'doli
të na e qajë hallin.

Na flasin egër,
na mohojnë të drejtën,
dënimet për ne,
pa gjet të vërtetën.

Vazhdon lista e zezë,
burgjet duke mbush,
të ia lemë ne Zotit,
s'po na mbron askush