Bujar Muça
Përsëri Në Burg
Përsëri në burg,
prapë në këto krevate..
ah, moj jetë! Liria
as një vit nuk zgjati!!
Në burgun e parë
thashë se vura mend.
Përsëri si refugjat
më dënuan në këtë vend.
Sa shpejt u gënjeva,
sa lehtë u mashtrova,
prapë nga shoqëria
në burg përfundova...
Tani jam betuar mos
t'besoj te shoqëria,
se kështu ka ardhur koha
mos besoj te rrobat e mia.
Këtë dhembje unë ta heq,
të largohem nga ky vend
me gjithë zemër betohem:
Këtë radhë do zë mend...
prapë në këto krevate..
ah, moj jetë! Liria
as një vit nuk zgjati!!
Në burgun e parë
thashë se vura mend.
Përsëri si refugjat
më dënuan në këtë vend.
Sa shpejt u gënjeva,
sa lehtë u mashtrova,
prapë nga shoqëria
në burg përfundova...
Tani jam betuar mos
t'besoj te shoqëria,
se kështu ka ardhur koha
mos besoj te rrobat e mia.
Këtë dhembje unë ta heq,
të largohem nga ky vend
me gjithë zemër betohem:
Këtë radhë do zë mend...