>
LETERSISHQIP
Bujar Salihu

8 Vjet Pa Ty...

Sonte
Shikohem
Në pasqyrë të zezë

As ti as drita
S’më shihni nën këto hije
Me ëndërr të fikur në qivur

Me mua nuk je më
Paske fluturuar lart qiellit

Nëntokës
Më kanë rënë të rrahurat
Pa ty…