Burbuqe Rushiti
Malli Për Ju
Ra bora e parë në Prishtinë,
mbi Vermont retë e plumbta sjellin të ftohtin nga
veriu,
gjethet e vjeshtës lozin nëpër degë
sikur ëndrrat e fëmijëve të mi,
a në Sudan vapa shkrin lumturinë dhe lotin
e avullon.
Të gjithë shkuat një nga një,
nëpër valixhe vendosët nga një copë të shpirtit tim
dhe e morët me vete.
Unë e ndala mallin për ju.
Me të luftova, qesha, qajta,
përmallimet e përlotura i fsheha si fëmija sherrin e bërë,
kisha frikë nga hajni i dhembshurisë,
frikësohesha se do të më tradhtojë guximi.
Në Prishtinë në ditëlindjen tënde,
sërish për herë të 21-të ra borë e parë.
Për herë të 21-të e kujtova gëzimin e ditës
kur për herë të parë u bëra nënë.
Në Prishtinë shtrëngatë,
unë ende mbahem për pragun e shtëpisë
duke pritur puhinë
të ma sjellë buzëqeshjen tuaj në derën tonë.