Burbuqe Rushiti
Kalon Edhe Ky Dimër
Sërish dimër,
Ftohtë sërish,
Sërish shpresat e ngulfatura
Zemrën ta ngrijnë
Si duart e pazarxhinjve të vegjël
Në muzgje të janarit.
Sërish plumbat e padukshëm
Bien mbi qytetin tim,
Ku njerëzit mbrohen me mburoja të rënda durimi
Ku vajzat i presin princat e mërguar
E fëmijët ëndërrojnë për shkolla të ngrohta.
Dimër sërish
Sërish ftohtë.
Ti arnoje derën e unë çorapët,
Do ta kemi më ngrohtë.
Kalon edhe ky dimër,
Kalon.
Ftohtë sërish,
Sërish shpresat e ngulfatura
Zemrën ta ngrijnë
Si duart e pazarxhinjve të vegjël
Në muzgje të janarit.
Sërish plumbat e padukshëm
Bien mbi qytetin tim,
Ku njerëzit mbrohen me mburoja të rënda durimi
Ku vajzat i presin princat e mërguar
E fëmijët ëndërrojnë për shkolla të ngrohta.
Dimër sërish
Sërish ftohtë.
Ti arnoje derën e unë çorapët,
Do ta kemi më ngrohtë.
Kalon edhe ky dimër,
Kalon.