Burbuqe Rushiti
Sërish Të Prita
E dërmuar,
në shtëpi malluar,
nga pritja e lodhur
pas shumë betejave
dola të të pres…
Sërish
të prita me buzëqeshje.
isha unë ajo e vjetra,
ajo që nuk kishte tradhtuar kurrë,
ajo që rilindi përherë.
Të prita
si dikur…
Pas shumë vitesh
isha
sërish e dashuruar
në ty
por tash
e rryer nëpër furtuna,
ajo që nuk mashtrohet lehtë
me një rreze të vetme dielli.
Tash të njihja mirë…
edhe pse mbi shpinë kisha një barrë të re
përplot hidhërime, zhgënjime.
sërish
të prita si dikur kur nuk kisha asgjë pos teje,
as fëmijë
as dashuri e brenga për ta…
Ishte pranverë kur u dashurova në ty.
kthimi yt ndodhi në vjeshtë.
Të prita me qirinj të ndezur në shtëpi,
luleborat i vura nëpër vazo,
kornizat e zbrazëta nëpër mure
i mbusha me peizazhe ëndërrtare.
Të prita
sërish
me buzëqeshje,
duke i fshehur plagët e zemrës.
Ti erdhe sërish tek unë,
në stacionin tënd të fundit dhe të parë…
mirëseerdhe!
në shtëpi malluar,
nga pritja e lodhur
pas shumë betejave
dola të të pres…
Sërish
të prita me buzëqeshje.
isha unë ajo e vjetra,
ajo që nuk kishte tradhtuar kurrë,
ajo që rilindi përherë.
Të prita
si dikur…
Pas shumë vitesh
isha
sërish e dashuruar
në ty
por tash
e rryer nëpër furtuna,
ajo që nuk mashtrohet lehtë
me një rreze të vetme dielli.
Tash të njihja mirë…
edhe pse mbi shpinë kisha një barrë të re
përplot hidhërime, zhgënjime.
sërish
të prita si dikur kur nuk kisha asgjë pos teje,
as fëmijë
as dashuri e brenga për ta…
Ishte pranverë kur u dashurova në ty.
kthimi yt ndodhi në vjeshtë.
Të prita me qirinj të ndezur në shtëpi,
luleborat i vura nëpër vazo,
kornizat e zbrazëta nëpër mure
i mbusha me peizazhe ëndërrtare.
Të prita
sërish
me buzëqeshje,
duke i fshehur plagët e zemrës.
Ti erdhe sërish tek unë,
në stacionin tënd të fundit dhe të parë…
mirëseerdhe!