>
LETERSISHQIP
Burhan Skikuli

Kalamajt E Lagjes Sime

Sa ditë që ka dhënë Zoti,
Kalamajt e lagjes sime,
Që në agim i gjen tek lozin,
Duke më ngjallur kujtime.

Pa dashur edhe vetë,
Dallohem në lojë të tyre,
Më prin përpara në jetë,
Fëmijëria plot kujtime.

Gumëzhin lagja jonë,
Nga loja dhe gëzimi,
Jetën tonë e begaton,
Hareja dhe dëfrimi.

Të pa brenga nëpër rrugë,
Tek i shoh ata të lumtur,
Për ata lojë plot zhurmë,
Zemra n'gëzim më është mbushur.

Luajnë, thërrasin e s'pushojnë,
Një nga një, mblidhen tok,
Kush do kalojë, ata s'ndalojnë,
Minuta nuk u shkon kot.

Futboll cilësor nëse doni,
E keni në lagje çdo ditë,
Ndaloni pak, mos pritoni,
Shikoni si luajnë "yjtë".

Si gjithmonë i parë Blendari,
Thërret me zë sa ka në kokë,
Nëse topi i ik dhe ai se ndali,
Nga inati shtrihet për tokë.

Faull, faull, më rrëzoi Agoni,
Thotë Blendari, sytë me lot
Ashtu është, ja pret Vetoni,
Penallti e parë, gjuhet për sot.

Dhe topi në portë hyn si shigjetë
Kërcejnë Mimat nga gëzimi,
Elton kapiteni mezi pret,
Të fillojë loja nga fillimi.

Dielli i verës djeg si saç,
U shkon djersa si curril,
Loja ec, s'mbaron me kaq,
Të kallur flakë si fitil.

Gola plot sa të duash,
S'i mban mënd kush sa u bënë,
Koha ikën pa diktuar,
Barku bosh, gjë pa ngrënë.

Mër, ndaloni pak, thotë Visari,
Të marrim nga një copë bukë,
Edhe makina kur nis së pari,
Nuk ec dot, benzin pa i futë.

Me bukë në dorë komentojnë,
Kush si luajti dhe sa gaboi,
Me të shara e sulmojnë,
Skuadrën që u mund e s'fitoi.

Pas gjithë kësaj gallate me zhurmë,
Sërish i ke tok në lojë të re,
Në lagje askush s'mund të vë në sy gjumë,
Lagja vlon-ty kot e ke.

Veç natën lagja pushon qetë,
Kur i ke të gjithë në gjumë,
Asnjë dritë në shtylla s'ka mbetë,
Erësira të mbulon lumë.

Sa zbardh ditë e re n'agim,
Lagja zgjohet me trimat e vetë,
Çdo gjë nis që në fillim,
Ditët përsëriten si refren.

S'pushon lagja, rrëmujë e det,
Që nga agu deri në darkë,
Nëse fëmijën do me e gjetë,
Atë e ke vetëm jashtë.

Po në këtë lagje fëmijë boll,
S'ka vetëm meshkuj që bëjnë zhurmë,
Kemi vajza, që luajnë tok,
I kemi tepër, besa janë shumë.

Edhe ato, në një kënd të lagjes,
Luajnë, djersiten, me zë thërrasin,
Nga loja e nxehtë faqet ju skuqen,
Por janë të urta dhe askënd s'ngasin.

Për tu ndarë në dy tabore,
Shtyjnë short, kush me kë do luajë,
Pastaj loja fillon prore,
Njëra-tjetrën me top duke gjuajtë.

Edhe piskama e tyre kurrë s'mungon,
Me zërat e tjerëve në akord përputhur,
Gjithandej lagja e zhubritur gjëmon,
Qetësi këtu, kurrë s'ke për të gjetur.

Enkela, Nertila, Valbona, Drilona,
Sëbashku me disa shoqe me një anë,
Puhizës, Ajolës, me to edhe Ejona,
Në lojë e sipër, pritë ju zënë.

Nga ndonjëherë ndonjë taksi,
U prish lojën kur kalon aty parzi,
Një pauzë e vogël dhe pak qetësi,
Pastaj përsëri vazhdon avazi.

Zhegun s'e ndjejnë, lodhjen aspak,
Djersa rrjedh e s'ju prish punë,
Qëllimi është të goditet në cak,
Mos kapet ndonjëra duke flejtë gjumë.

Kush e ndërpret lojën, i bën lak,
Përjashtohet menjëherë, padiskutim,
Për lojë duhen nerva e jo inat,
Që të fitosh lojën, s'duhet përtim.

Kalamajt e lagjes time,
Kur I shoh diç m'djeg në gji,
Dhe më shfaqen ca kujtime,
Dikur kur isha unë femij?