Burhan Skikuli
Shpresa E Kthimit
Rrugë e largët, rrugë e ftohtë,
Bijt e shqipes na i tret,
Guri zemrës, rrëndon fort,
Votra e zbrazët na ka mbet.
Votrës mjerë i mungon zjarri,
Të ngrohë zemrat akull-ngrirë,
Baba, nëna duan djalin,
T'ju këthehet me gjith fëmijë.
Pleqve t'vetëm ju ka humb shpresa,
Humbën fëmijët në anë të anës,
Jo, nuk këthehet nipi e mbesa,
Po harrohet gjuha e nënës.
Vaj medet për trojet shqiptare,
Vaj medet për gjuhën e bukur,
Amaneti ju fton i t'parëve,
Fisin, gjakun mos me e zhdukur.
Në doni nëna të vdes e qetë,
Faqe bardhë pa turp e mbare,
I mësoni fëmijt, kudo që jenë,
T'mos harrojnë trojet shqiptare.
Bijt e shqipes na i tret,
Guri zemrës, rrëndon fort,
Votra e zbrazët na ka mbet.
Votrës mjerë i mungon zjarri,
Të ngrohë zemrat akull-ngrirë,
Baba, nëna duan djalin,
T'ju këthehet me gjith fëmijë.
Pleqve t'vetëm ju ka humb shpresa,
Humbën fëmijët në anë të anës,
Jo, nuk këthehet nipi e mbesa,
Po harrohet gjuha e nënës.
Vaj medet për trojet shqiptare,
Vaj medet për gjuhën e bukur,
Amaneti ju fton i t'parëve,
Fisin, gjakun mos me e zhdukur.
Në doni nëna të vdes e qetë,
Faqe bardhë pa turp e mbare,
I mësoni fëmijt, kudo që jenë,
T'mos harrojnë trojet shqiptare.
Komente 6