>
LETERSISHQIP

Ballkoni

Ndjell'se kujtimesh, mbi gjith' dashnorët e dashur,
Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin!
A të kujtohet vallë prekja e përmallur,
Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin
Ndjell'se kujtimesh, mbi gjith' dashnorët e dashur!

Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij,
Muzgjet në ballkon, me një t'argjendtë tis,
Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij,
Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris
Net've të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij.

Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Qeniet njësh të bëra me t'pafundmen botë!
Sikur i përpija të shpirtit kundërmime
Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë.
Sa të bukur diejt në ato perëndime!

Terr i natës rritej si një gardh i dendur
Flakën e syve të tu ndienja n'errësirë,
Në buzë pija pezmin, nektarin e mbledhur,
Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë,
Terr' i natës rritej si një gardh i dendur.

Une kam mësuar t'ju jap jet' kujtimeve
Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.
Po ku ta kërkoj ëmbëlsin' e hireve
Përpos se tek ti, ku, në c'tjetër vend?
Unë kam mësuar t'ju jap jet' kujtimeve.

Ato tinguj, oh ç'afshe, ato puthje pareshtje,
A do mund t'i shoh e ti ndjej përsëri
Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje
Ata diej të zjarrtë që ngjiten n'ajri?
O ç' tinguj! O ç'afshe! O ç'puthje pareshtje!

DËRGOI: