>
LETERSISHQIP
Diana Zhiti

Brezit Të Ri

Për të të bërë të lumtur, brez i ri,
pemët i premë krejt, der në rrëzë,
parqet i shtruam me asfalt të zi,
zogjtë t’i prumë, i futëm nē kafazë.

Ja hapëm barkun tokës,
ja nxorëm zorret jashtë, der në grimë,
gjakun e zi nxorëm në tregjet e botës,
që ti, o brez i ri, të mos ndjeshë mjerim.

Nisëm rreth orbitës, rraketa kozmike,
qiellin e kaltër, mbushëm satelitë,
bëjmë prova bërthamore, "jetike"
të mos ndieshë në shpirt pasiguri e frikë.

Ngritëm gjithashtu industri moderrne,
gjithshka e shndërruam, plastikë,
me pije të shpifura të shuash etjen,
djema, u frymë dhe grave gjinjtë.

Larg fshatit ngritëm gradaçelë, në qytet,
më" mirë" të jetosh cip mbi cip,
i lamë atje bilbilat, ngritëm diskotek,
të kërcesh si i çmëndur, të të thonë vip.

Atyre që s’kanë ua treguam rrugën,
"të tepërtit" i mbytëm në det,
të tjerëve që ndihen ua presim gjuhën,
me predha i shfarosim, tē rrosh bir si mbret.

Me zgjuarsi ndërtuam k’të botë tē re,
ë, interrnetin, gjithësinë fantastike,
të puthësh malle, të përqafosh me nge,
ata që mungojnē, të dashurën mistike.

Ja pra, k’të botë të re ëndërruam,
se ngritëm sot a brënda një nate,
ruletës luajmë kufij, koka provuam
o brez i ri, për hir të zot’risë sate.