>
LETERSISHQIP
Diana Zhiti

Sonte

E qetë kjo mbrëmje, shpirti arratiset,
nënë dritën e Hënës sharpi i farfurin,
tisi i natës prej ndjenjash zë e griset,
kjo natë e argjënd’t, aromë jaseminë.

S’kam gjumë, me dhimbjen luaj bukur,
dhimbje që përkëdhel ëmbël fantazinë,
aroma jote e purpurt më bën të lumtur,
kjo natë e argjënd’t vjen era jaseminë.

Më pushton e sytë e tu shkrepëtijnë yje,
fjalë që zëmrën fërgëllojnë me dhimsuri,
se di pse, lotët dhe gëzimi u bënë nyje,
kjo natë e argjënd’t kundërmon jaseminë.

Oh natë, mëkat të t’rrëfej çfarë ndodh.
Në kopësht të Edenit shijoj dashurinë,
dëshirës kjo ëndërr e zjarrtë u drodh,
kjo natë e argjënd’t vjen era jaseminë.

Mos ik, le të mos mbarojë sonte kjo natë,
të shijojmë si kurrë ndonjëherë lumturinë,
petale puthjesh shkërrmoqen nga lart,
kjo natë e argjënd’t, aromë jaseminë.