Dionis Xhafa
Adriatik
Vala kërcet mbi traget, në Epidamn,
brigjet rënkojnë nga rrahjet e dallgëve,
vuajtje njerëzish, punë si ndër hamall,
ndër skuta të ftohta, ndër nxehtësi të flakëve.
Një mijë vite le të shkojnë,
njësoj dallgët do të valëviten,
po njësoj tragetet, anijet do ankorojnë,
dhe kujtimet do të veniten.
Vetëm dallgët janë të përjetshme,
njerëzit lindin, dashurojnë dhe shuhen, mik,
jetë fatale, me harresë, mort e përleshje,
njeriu rron dhe veç lufton, nën Adriatik.

Komente 0