Dionis Xhafa
Zjarrmi
Një zjarrmi ndjej thellë në zemër dhe më derdhet kupë e zemrës,
shprehem keqas dhe dridhem ndër gishtërinjtë e mi, në realitet të ashpër,
si stuhi gote që vërtitet ndër vullkane të zjarrta që bien e ngrihen, si lule,
të përgjakura, që flasin gjuhë dashurie të zjarrmijshme e lotët janë prej ari.
Dhimbje dalloj në botë, të madhe sa veriu dhe jugu bashkë, e jugu e veriu,
nga Poli i Veriut në tregjet e thella të periferive të Italisë, fiket e heshtet rëndë,
njerëzit vuajnë e shpirtrat shuhen ngadalë si qirinj të kuq në festa krishtlindjesh,
fluturat ecin nëpër trotuare dhe në hekurudha të shumta, Napoli është madhështor, njerëzia vuan zjarrmisht.

Komente 0