>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Drini I Zi

Një luginë që lidh dy shtigje, në dy shtete,
në qytetet me popullatë etnike ndarë më dysh,
ku në mëngjese bie vesë e në darkë zhvishet hëna,
e banorët andej thonë: "Dobro Vece" e këtej "Mirëmbrëma".

Ushtarët në kufi si dëshmi ballkanike, ftohtë në dimër,
frikshëm, ethshëm, ndër urrejtje të reja lëkundet moti,
e më shumë se urrejtje kërcënon uria, që grin barqe fëmijësh
e në shtatin e rritur, në rrugën e paditur, ecën si noti,
në lumin me dallgë, me shkëmbinj, në Drinin e Zi.