>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Poezi Për Otranton

Otranto është tragjedi e shqiptarëve, sekënd e ka prekur nga pak ta dini,
babai im për shembull ka ikur me gomone për herë të parë në Itali, në errësirë në Vlorë,
shihte sesi njerëzit mbaheshin rreth plastmasit në atë furtunë dhe erë të fuqishme shumë e mund të vdiste,
duke parë vdekjen me sy, atë vorbull që merrte jetë njerëzish, të shqiptarëve etnikë për çdo ditë, në tranzicionin e dhimbshëm me gjak.

Ndërsa xhaxhai im, që nëpër emigrim ka hequr dy dynjatë gjithashtu, ka dashur të marrë gruan dhe kalamajtë e vegjël dhe "o ikje, o vdekje", kaq shpresonte,
një "psikopat" i vërtetë, por për fat të mirë, ndoshta të fëmijëve nuk e bëri, por humbi shuma të mëdha parash tek Sudja dhe Xhaferi, xhaxhai im, "psikopat",
kurse për Otranton unë mund të them gjithashtu se është vrima më e zezë e fatkeqësisë të shqiptarëve, të cilët janë fatkeqë, edhe emigrimi në Itali gjithashtu i rëndë,
kam babanë tim, një vuajtje e gjallë, si shumë të tjerë, emigrimi ta marr rininë dhe të lë pataksur në pleqëri, gati në gjendje të të të vdekuri, si plaku që ka "çarë" detin dhe tashmë çdo gjë ua lë pasardhësve, fatzinj dhe ata, në atdheun me gropë skeptike dhe të zezë!