Dionis Xhafa
Trojet
Nga je? Nga Shkupi,
Ti? Nga Dibra, e ti?
Nga Kumanova, Tetova,
unë nga Bujanoci, Presheva, e jona.
Se tutje vjen Kosova,
është Gjilani e Gjakova,
është Drenica që lind trima,
kurse kjo Prishtina, e jona, e imja.
Unë jam Tuzi, Gruda, Hoti,
bjeshkë, lahutë, i vjetër sa moti,
tingëllon ndër male liria,
o ne jemi Malësia.
Kam plagë në trup nga historia,
me gjak në ballë u përpëlita,
nëpër ferr, gjeta drita,
po jam vetë Çamëria.
Unë jam zonjë e mbijetesës,
ndër shtrëngata na shkoi jeta,
këtu armiq, atje prita,
vij si feliksi, jam Shqipëria.
Jemi trojet e një gjuhe,
gjithë një zë e gjithë një lutje,
nuk na tremb as vetëtima,
kur bëhet bashkë Shqiptaria.
Ti? Nga Dibra, e ti?
Nga Kumanova, Tetova,
unë nga Bujanoci, Presheva, e jona.
Se tutje vjen Kosova,
është Gjilani e Gjakova,
është Drenica që lind trima,
kurse kjo Prishtina, e jona, e imja.
Unë jam Tuzi, Gruda, Hoti,
bjeshkë, lahutë, i vjetër sa moti,
tingëllon ndër male liria,
o ne jemi Malësia.
Kam plagë në trup nga historia,
me gjak në ballë u përpëlita,
nëpër ferr, gjeta drita,
po jam vetë Çamëria.
Unë jam zonjë e mbijetesës,
ndër shtrëngata na shkoi jeta,
këtu armiq, atje prita,
vij si feliksi, jam Shqipëria.
Jemi trojet e një gjuhe,
gjithë një zë e gjithë një lutje,
nuk na tremb as vetëtima,
kur bëhet bashkë Shqiptaria.
Më shumë nga Dionis Xhafa
- U Shkatërrua Ylli Me Pesë Cepa
- Artisti Me Çifteli
- Dëgjoj Muzikë Në Vend Të Vetmuar
- Po Goditet Akropoli
- Një Lule E Këputur
- Poezia Dhe Kamerieri
- Hëna Dhe Yjet Ose Thjesht Meditime
- Dionis Xhafa
- Plagë Dhe Mërzi
- Një Shpirt
- Mbi Argjironë E Kadaresë
- Dhembshuri
- Mbi Perënditë
- Qiell Me Yje Zjarri
- Flas Me Ty O Natë E Errët
- Pas Zjarrit, Do Marrësh Hirin
Komente 0