>
LETERSISHQIP

A Thue?

A thue mallin ta shuen fjala,
kush di me m’than?
kur ti jetim ndihesh n’zemer,
si femij pa nane.!

A thue lotin ta than shpirti,
kur ti i flet?
kur fjale e keqe pikon krejt n’zemer,
e kshtu te vret.

A thue buza, mos te dridhet ma,
puthja ta ndal?
kur ti e merr edhe e jep,
ne heshtje pa fjale.

A thue n’parriz kur une t’kerkoj,
mundem me t’gjet?
po se kjofsh n’ferr, me ty do rri,
dhe do jem mbret.

A thue ket’ bote, kush do ta pshtoj,
dini me m’than?
e syte e mi qorrohen krejt,
kur vllau vret vllan.

A thue kjo zemer veç urren,
e hiç nuk don?
e se asht kshtu, krejt ka vdek,
Asgja s"shijon...!!

Më shumë nga Donike Rrethej