>
LETERSISHQIP

Xhelozisë

Zemren e shpirtin tem tuajat i ke ba,
pa m’pyet aspak,
e ne nje dhome me çeles i ke
mbylle,
krejt pa merak.

Nje shpirt qorr, e nje zemer e lige,
valle ç’ka te duhen?
e ato ndjenja qe ti thue tuajat,
n’ket dhome krejt shuhen.

Ti mund t’mbash zemren edhe shpirtin,
Te lidhun ne zinxhire,
po mendjen, jo..ate s’mund ta mbyllesh,
Ajo enderron e lire.

Ti je padron..
e une skllave qe kete pranoj,
Po ti çfare don,
qe te urrej, o te dashuroj!?

Atehere ti zemren dhe shpirtin bashke,
M’i len te lire,
dhe kam me t’dashte edhe pa sy,
krejt n’erresirë.

Se zemren, shpirtin ti mund ti mbyllesh,
krejt ne zinxhire,
por, jo, kurre mendjen, ate jo kurre..
"Enderron e lire".

Më shumë nga Donike Rrethej