>
LETERSISHQIP
Donike Rrethej

Detaje

I grimcum, asht tesh rënkimi i zemrës,
i gastare’ve vras’se q’i dhambin,
tej’përtej t’pa’njohunës.
E lodi’?!lodi’ i ram iluzion,
i miteve n’koht e vdekna.
Tesh gjithçka ka aromë marramendse,
kundërmoj gelsomin,
prej gishtave m’rrëshkiti andrra,
e rame n’g’juj,
e thinjun,
e plakun.
Se nata flet …
flirton,
ku lind nji andërr,
ku vdes nji shpres,
ku endet nji shpirt.
Se dikur ….diku,
mbetëm,
n’kohë.
Tesh pa krah fluturash,
thjesht dishirë absurde,
me pas,
vedin.
I lam udhët,
humbën n’rrëmujat e shpirtit,
vdiqëm mbrenda nji zemret orfane,
q’i frymën e fundit e bërtiti,
n’mitingjet e vdekjes.
Se tesh e zhgarravita dashnin,
nuk figuron ma n’tabllot e varna,
diku n’nji mur blu.
Seksi, virus i nji shekulli çalaman?!
pjell,
gjithçka përtej realitetit.
Vdiq ndjenja,
turpi,
andrra ra n’gremin,
duert prekun,
syni pervers dishiron.
Detajettttt….