>
LETERSISHQIP
Doruntina

Ajo

Ajo nuk zhvishet për ta treguar trupin
ajo nuk zhvishet për të bërë qejf
ajo nuk të hidhet në shtrat
ajo nuk ka pretendime të pista
ajo ka dashuri dhe çiltërsi
ajo e ka zhveshur shpirtin dhe ndjenjën e saj për ty.
Ajo ka shpirtin fisnik
ajo ka gjënë më të çmuar në botë
ajo nuk e njeh tundimin
ajo ka karakterin e fortë
ajo thellë ka butësinë
ajo ka dashurinë e shpirtit
dhe nuk e zhvesh trupin kot.