Doruntina
Ti Je Paqja Ime
Ti je një fllad pranveror në një dhomë të mykur
ti je një dritë që më shfaqet në fund të tunelit
ti je paqja ime që unë gjej kur gjithçka më duket e rënduar.
Në çdo pjesë të ditës ti je mendimi im
ikën dhe kthehesh pa paramendim
si duket tashmë edhe truri im është mësuar me ty
edhe zemra e do fort këtë ndjesi.