>
LETERSISHQIP
Doruntina

Kamy

Derisa po rilexoja Kamyn
seç e ndjeva veten shumë të huaj
mbase në këtë botë të huaj jemi
të varfër për atë çfarë mund të themi.

Mendjet e ndritura a thua si janë?
Shprehjet e bukura a thua si i kanë?
Dashuria nuk mbetet shprehje e bukur
dashuria duhet të jetë fillimisht ndjesi e duhur.

Dashuria, dashuroj...
Për dashurinë flitet
por njerëzit të huaj po ndihen
në mes vete po vriten.

Ata që duan më së shumti
më së shumti lëndohen
ata që më së shumti dashuri japin
dashurinë më së shtrenjti e paguajnë.