Drita Fejza
Mos Më Lypni Në Listat E Dhunës
Elegji, (pa emër)
Në një odë parije
Në mision paqe
Në rrëfimin e djallit e të engjullit
Ojropçe helaqe...
Për frymë lirie
Me i nxjerrë paqë viktëmës.
Dëshmisë së tmerrit ja hudha shkëndinë
Kam veshur sedefin
Imazhin e gzofit një lëkur shqiponje
Të regjur ndër shekuj
Të veshur betejash...
E pashë,
E ndjeva, E lexova tradhëtisht
Unin e e dëftuar ojropçe
Dhe at përkëdheljen e kanibalit
Shujtën e zgjedhur karpatisht
Që mostrës s’ja ndau kurr rrëfimit,
...sytë e mi të bukur...
Dhe më morri në at derën e tmerrit
Më morri dëshmia e Kanibalit
Në lëkur shqiponje
Dhe shpirtin e një motre të gjallë
E ngjalla dhe e mbyta
Me syt e mi të bukur
Për dëshmi
rrëfimin e la
Vdekjes i tha po..
E theva...
Ooo e kam thyer
Nëpër flakën e ferrit derën e parajsës,
Dhe të thyer e lash
E perëndova ditën e gjykimit bashk me mëkatin e mashtrimit
Me qenë e urtë para vdekjes!?
Dhe sytë e mi të bukur dëshmisë ju kthyen në skëterr
Lëkurën e e mbështjella rrufeshë
Për klithje ja ngjita qastin e tmerrit
Shiqimi i fundit më humbi në stërvinë pupla shqiponjash...
Kmishën e hudha në horizont
Me namin e vdekjes kuq e zi
Forca mu kthye në legjendë
Një asht ajkune në kthetër shqiponje
Dhe në dorë shpirtin e një motre
Me syt e mi të bukur e gjeta... e u tërbova në gjakë!
E u përlesha në furtunë
Me syt e mijë të bukur dëshmisë i morrëm hak...
Tjetër nuk pashë
veç ndjeva trishtueshëm ulurimën e lugatit
Thyerje gjamash, gjamë e kristale shpirtash
Flakë predhash
Shembje malesh
Dhe trishtimin...
Ooo trishtimin e ndjeva
Dhe nëpër flakën e ferrit
Derën e parajsës e theva
E në prag një asht ajkune të ngulur ma la namin,
Syt e mi të bukur në dëshmi Ferri i quajti tmerr
Parajsa i puthi të urtë
Rrëfimin ua lash...
Vdekjes i thash po!
në ashtin e ajkunës
Amanetin në sy rin e bukur..
Mos më lypni në listat e dhunës!...
Në një odë parije
Në mision paqe
Në rrëfimin e djallit e të engjullit
Ojropçe helaqe...
Për frymë lirie
Me i nxjerrë paqë viktëmës.
Dëshmisë së tmerrit ja hudha shkëndinë
Kam veshur sedefin
Imazhin e gzofit një lëkur shqiponje
Të regjur ndër shekuj
Të veshur betejash...
E pashë,
E ndjeva, E lexova tradhëtisht
Unin e e dëftuar ojropçe
Dhe at përkëdheljen e kanibalit
Shujtën e zgjedhur karpatisht
Që mostrës s’ja ndau kurr rrëfimit,
...sytë e mi të bukur...
Dhe më morri në at derën e tmerrit
Më morri dëshmia e Kanibalit
Në lëkur shqiponje
Dhe shpirtin e një motre të gjallë
E ngjalla dhe e mbyta
Me syt e mi të bukur
Për dëshmi
rrëfimin e la
Vdekjes i tha po..
E theva...
Ooo e kam thyer
Nëpër flakën e ferrit derën e parajsës,
Dhe të thyer e lash
E perëndova ditën e gjykimit bashk me mëkatin e mashtrimit
Me qenë e urtë para vdekjes!?
Dhe sytë e mi të bukur dëshmisë ju kthyen në skëterr
Lëkurën e e mbështjella rrufeshë
Për klithje ja ngjita qastin e tmerrit
Shiqimi i fundit më humbi në stërvinë pupla shqiponjash...
Kmishën e hudha në horizont
Me namin e vdekjes kuq e zi
Forca mu kthye në legjendë
Një asht ajkune në kthetër shqiponje
Dhe në dorë shpirtin e një motre
Me syt e mi të bukur e gjeta... e u tërbova në gjakë!
E u përlesha në furtunë
Me syt e mijë të bukur dëshmisë i morrëm hak...
Tjetër nuk pashë
veç ndjeva trishtueshëm ulurimën e lugatit
Thyerje gjamash, gjamë e kristale shpirtash
Flakë predhash
Shembje malesh
Dhe trishtimin...
Ooo trishtimin e ndjeva
Dhe nëpër flakën e ferrit
Derën e parajsës e theva
E në prag një asht ajkune të ngulur ma la namin,
Syt e mi të bukur në dëshmi Ferri i quajti tmerr
Parajsa i puthi të urtë
Rrëfimin ua lash...
Vdekjes i thash po!
në ashtin e ajkunës
Amanetin në sy rin e bukur..
Mos më lypni në listat e dhunës!...
Komente 0