>
LETERSISHQIP
Dritero Agolli

Rastesite

Ne supin tim papritur erdhi te ulej nje flutur,
Nje sup te tille kjo flutur c'pati qe zgjodhi?
Te thuash se ishte nje sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej te ndodhte dhe ndodhi!
Shume gjera s'dime pse ndodhin ne lufte a ne paqe,
Per shembull, s'te zuri mes luftrave plumbi,
Ne paqe te vjen nje grerez, me thumb te thumbon ne faqe
Dhe ti, qe s'vdiqe nga plumbi, vdes nje dite nga thumbi...