>
LETERSISHQIP
Edna Kapurani

Shpirt Xheloz!

Çdo ditë dhe çdo natë të ëndërroj...
me diellin, me hënën të krahasoj...
për ty me yjet flas shumë gjatë...
uroj që dita të kthehet në natē!!

Dhe malet I pyes në të kanë parë...
me buzën në gaz a duke qarë..
dhe erës I lutem çdo ditë në vesh..
të vi të përgjojë çfarë ha dhe çfarë vesh!!!

Dhe gjumin e pyes në vjen tek ty...
rri aty pak, a flini të dy...
është ky shpirti im pakëz xheloz..
prandaj të lutem me tē mos Loz!!!