>
LETERSISHQIP
Elda Ahmeti

28 Nëntori

Oj Shqipri qofsh bekue
Kush ta ka msy, e ke shkatrrue,
Kush n’tokë tane ka kalue
Me gjak e kokë e ka pague.

Se Nanë loket napër djepa
Kanë përkundur shumë trima,
E kush tokën Ty ta shkelë
Vjen Skenderbeu si vetima.

Damari im rreh kuq e zi
Kur s’jam mirë vi tek Ti,
Shqipëri e imja Nanë
Për Ty kangës ja kam thanë.

Po thrret Shqiponja po bërtet
T’bahmi bashk o djem apet,
Sikur dikur të gjithë për nja
Ska fuqi për me na nda.

Kurban u bafsha për trojet tua
Kuq e zi mu baftë, qefini mua,
Me flamur tan mu mlu pres
Për tokën tande du t’vdes.