>
LETERSISHQIP

Mitrovicë

Vendlindje
Mitrovicë vendlindja ime
O qyteti ma i bukur,
Në fyt pushken ma patën vnue
Që kangen tande ma mos me knue,

S'ka çetnik që ma ndalon kangën
Këndoj për ty ditën e natën
Sepse malli m'pren si thika
Kur këndojn "Pa u farue djem e qika"

Ti Mitrovicë, e larë me gjak
Që çetnikët t'hynë n'hak
Ti nuk e dinë çfarë është dorëzimi
Duron gjak polici duron lot jetimi.

Kalova shumë vende në këtë jetë
Por vetëm n'ty ndjej dashnin e vertetë
Unë bija jote që mendoj për ty
Që loti i mallit për ty m'rrin n'sy.

Për herë t'parë n'Ty e pashë rrezën
Ma msoj baba fjalën e besën,
Se këtu na i rrite fis e farë
E këtu rrite heronjë kombëtar,

Se tek ti më ndryshe është qielli
Se tek ti më shumë ngroh dielli,
Se këtu tek Ti më lindi nëna
E veq tek Ty ndriçon hëna.

DËRGOI:
Më shumë nga Elda Ahmeti