>
LETERSISHQIP

Dashuri

N'këtë jetë njoha veq një dashuri
Ma mësoi babi emrin "SHQIPËRI"
Mbështjellur me flamur linda n'kët dhe
Ma mësoi babi dashnin për atdhe.

Mos ju frigo luftës asnjëherë për liri
Lufto me shpirt dhe zemër për nënën Shqipri,
Që kur frymova për herë t'parë në këtë shtet
Dashnin e atdheut ma la gjyshi amanet,

Gjyshi dhe babi ma lan amanetin
Asgjë mos ta shuaj dashurin për shtetin,
Vetëm për këtë flamur më rrah kjo zemër
Se dashnia për atdhe nuk është veq emër.

DËRGOI:
Më shumë nga Elda Ahmeti