>
LETERSISHQIP
Eleana Zhako

Epitaf

E varrosëm pa ceremoni mortore,
pa britma njerëzish e kafshësh, pa lule morti.
Ne vend të dheut, mbulohej nga një peshqir gri,
një lloj qefini i sajuar nga një kalimtar i rastësishëm,
duke i lënë jashtë sytë e mëdhenj jeshilë.
Macja donte të ishte e panjohur, sikurse dhe kalimtari që u kujdes ta mbulonte,
si kortezh i fundit, kushtuar gjallesave te vdekura.